Lajme
Biznesmeni i jep fund jetës në mes të lokalit në Korçë

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në lagjen Nr.9 të qytetit, ku shtetasi Viktor Bardhoshi, ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Njoftimi i policisë:
Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


















