Connect with us

Kosovë

Bizhuteri nga dhëmbi i njeriut gjenden në rrënojat e qytetit 9000-vjeçar turk

Publikuar

Studiuesit e rrënojave të Çatalhöyük në Turqinë qendrore kanë zbuluar prova që banorët dikur mbanin dhëmbë njerëzorë si bizhuteri.

Një grup arkeologësh zbuluan tre dhëmbë njerëzorë të ruajtur ndërsa ishin në një gërmim në qytetin proto-neolitik, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Dhëmbët datojnë rreth afro 6.500 vjet para Krishtit dhe dy prej tyre treguan shenja se ishin krijuar në një formë konike duke përdorur një mikro-shpim, në mënyrë që ata të mund të vendosnin një tel dhe të përdorej si bizhuteri.

Studiuesit besuan se dhëmbët vinin nga të rriturit e moshës së mesme dhe ishin hequr pas vdekjes, sipas një raporti të kontribuuesve të revistës Forbes.

Në kulmin e saj, Çatalhöyük kishte një popullsi prej rreth 8,000 njerëz, të cilët me kalimin e kohës, u detyruan të shkonin më larg jashtë qytetit për të gjetur tokë për kullota, parcela të reja toke për bujqësi dhe dru zjarri.

Çatalhöyük është një nga shembujt më të hershëm të jetesës së dendur urbane, me më shumë se 8,000 banorë. Ai përfundimisht u braktis rreth vitit 5950 para Krishtit për shkak të ndryshimeve klimatike dhe burimeve të varfra për jetë.

Ndryshe, Çatalhöyük është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në botë.  Banorët e qytetit ishin fermerë të hershëm dhe për dallim nga qytetet e mëvonshme, nuk ka asnjë hierarki të dukshme – nuk ka shtëpi për priftërinj ose prijës, nuk ka tempuj dhe asnjë hapësirë publike.

Qyteti mbijetoi për rreth 2,000 vjet por hulumtimet e reja tregojnë se një kombinim i sëmundjes, dhunës dhe përfundimisht ndryshimit të klimës përfundimisht çon në shkatërrimin e tij.

Shqipëri32 minutes ago

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja

Lajme2 hours ago

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Maqedoni3 hours ago

Shpopullohen fshatrat e Bogovinës! Mbyllen dyert e shkollës në Sellcë të Keqe, asnjë nxënës i regjistruar

Shqipëri4 hours ago

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

Lajme5 hours ago

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Maqedoni6 hours ago

“Kafe te tavolina e Arsim Zekollit”, në shenjë përkujtimi!

Shqipëri6 hours ago

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

Lajme7 hours ago

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Maqedoni8 hours ago

Pas tri dekadash në arsim, pensionohet mësuesja Resmije Sulimani

Shqipëri9 hours ago

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Lajme10 hours ago

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Maqedoni11 hours ago

Studentët e UT-së dorëzuan kërkesën për jurisprudencën në shqip, nuk dihet akoma se kur ministri Shasivari do të takojë studentët

NA NDIQ NË FACEBOOK