Lajme
Bilanc tragjik, shkon në 11 numri i viktimave nga tërmeti

Është rritur nurmi i viktimave nga tërmeti që tronditi të gjithë Shqipërinë. Sipas informacioneve nga rrënojat janë nxjerr dhe dy trupa të tjerë nga rrënojat.
Dy viktimat e fundit janë nxjerr nga godina e shembur në Thumanë, por nuk kanë arritur që të dalin gjallë.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima, transmeton portali dosja.


















