Connect with us

Lajme

Bëjeni veturën tuaj me gaz apo metan, shteti do t’ua paguajë gjysmën e harxhimeve

Publikuar

Filloi afati për parashtrimin e kërkesave për subvencionim për vendosje të pajisjeve me gaz në automjete.
Të gjithë qytetarët të cilët nga sot do të blejnë apo integrojnë instalimin e sistemit për gaz në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50 për qind të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro.

Këtë e parasheh masa e re e Qeverisë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do vendosin sistem të këtillë në automjetet e tyre. Këtë masë sot e shpalosi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ministri informoi se sipas thirrjes publike e cila është shpallur që nga dita e djeshme, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë duke filluar prej sot.

“Si një ndër masat për luftimin e ndotjes së ajrit që vjen nga ana e automjeteve, siç kam njoftuar edhe gjatë stinës së verës kur ishte sjell Ligji për automjete është subvencionimi i qytetarëve të cilët do të integrojnë sistem të gazit ose metanit apo ndonjë lloj tjetër të karburantit për automjete. Me ribalancin e buxhetit që u miratua në Kuvend muajin e kaluar për këtë qëllim janë ndarë 15 milionë denarë. Pas miratimit të ribalancit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë në periudhën më të shkurtë të mundshme ka përgatitur Programin për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për integrimin e sistemit për gaz, metan ose ndonjë lloj tjetër alternative për makinat”, theksoi ministri Bekteshi.

Siç njoftoi ministri, për të marrë subvencione pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, pas ditës së shpalljes së njoftimit publik duhet të blejnë apo integrojnë sistem me gaz, metan apo ndonjë lloj tjetër alternative për makinat, në ndonjë prej kompanive të cilat ofrojnë shërbime të tilla.

“Pasi të ketë rregulluar sistemin në automjet, pronari duhet t’i referohet Shërbimit Teknik i cili do ta konfirmojë riparimin dhe pronari I automjetit do të dërgohet në MPB, ku duhet të raportohet për riparimin e bërë. MPB pronarit të automjetit i lëshon një referencë, i cili pastaj e dërgon në shërbimin teknik për të kontrolluar përputhshmërinë e riparimit. Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përgatit procesverbalin dhe lëshon një konfirmim të konstruksionit të pajisjes së instalimit (i njohur si ATEST) dhe një letër shoqëruese. Me çertifikatën dhe letrën, pronari i automjetit drejtohet në sportel në MPB( në shërbim teknik apo stacion për kontroll teknik) ku merr patentë shoferi të ri në të cilën evidentohet riparimi i bërë konkretisht, se është montuar sistem për gaz, metan apo ngjashëm. Procedura nga momenti në shërbimin teknik deri në lëshimin e lejes së re të vozitjes zgjat jo më shumë se 2 deri në 3 ditë”, shtoi më tej Bekteshi”.

Për procedurën e marrjes së vërtetimit, konkretisht licencës së re të trafikut për një automjet me një pajisje të tillë të instaluar, Ministria e Ekonomisë i ka lajmëruar të gjitha institucionet përkatëse që janë pjesë e kësaj procedure rreth publikimit ë kësaj shpallje, me qëllim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të kësaj procedure,në mënyrë që të gjithë qytetarët që instalojnë një pajisje të tillë të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për subvencionimin e një pjese të mjeteve, pra subvencione brenda afatit të përcaktuar.

Sipas Bekteshit kjo masë e cila del nga Ligji për automjete i referohet ndryshimeve legjislative të dy fushave të rëndësishme, komunikacionit dhe ekologjisë, që janë rezultat i kërkesave të qytetarëve, me qëllim uljen e ndotjes së ajrit nga makinat.

Ai përkujtoi se thirrja publike do të zgjas 30 ditë nga dita e publikimit dhe do bazohet në parimin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”

Maqedoni32 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri1 hour ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme1 hour ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni2 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni2 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK