Connect with us

Lajme

Bedredin Ibrahimi në Apel: Kjo është e vërteta çka kam bisedu me Menduh Thaçin?!

Publikuar

Ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi i ciki është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka pranuar në Gjykatën e Apelit se kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i është lajmëruar gjatë kohës së ankesave të parashtruara në KSHZ për zgjedhjet lokale të 2013, por siç u shpreh ai sot në gjykatë nuk ka pranuar që të pranoj instruksione.

“Por, ajo bisedë e nderuara gjykatë po fshihet. Mu lajmërua zoti Thaçi tre herë, unë njëherë i thash se do të votoj sipas ligjit, më pas nuk ia kam hap telefonin dhe herën e tretë iu përgjigja, dhe ai më tha të votoj sipas ligjeve dhe parimeve dhe bindjeve të mia nga situata faktike.

Por këto biseda po fshihen, nuk publikohen”, u ankua Bedredin Ibrahimi para këshillit gjyqësor në Gjykatën e Apelit.

NA NDIQ NË FACEBOOK