Sport
Bayern i jep edhe dy ndeshje Kovac – Olympiacos dhe Dortmund janë skuadrat për tu mposhtur

Trajneri kroat ka gjetur pozitën e tij të lëkundur pas humbjes së pësuar në vikend, ndaj Frankfurt, me rezultatit 5:1.
Pas këtij rezultati, kritikat ndaj Kovac kanë shpërthyer, duke ringjallur temën për shkarkimin e tij edhe një herë.
Por, ‘Bild’ sot ka zbuluar planin e bordit drejtues të Bayern Munich, transmeton lajmi.net.
Bayern do t’i jap edhe dy ndeshje mundësi kroatit. Olympiacos dhe Dortmund janë skuadrat për tu mposhtur.
Në rast se dështon kundër grekëve, në Ligën e Kampionëve, Kovac mund të shkarkohet menjëherë. /Lajmi.net/




















