Connect with us

Lajme

Autostrada Shkup-Bllacë nis para zgjedhjeve

Publikuar

Autostrada Shkup-Bllacë nuk do të pres fushatën zgjedhore, por do të fillojë të kthehet në realitet menjëherë pasi të finalizohet marrëveshja me kompaninë e cila do të fitoj tenderin që tashmë është shpallur për herë të dytë. Drejtori i Ndërmarjes për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, shprehet optimist se në tenederin e dytë do të konkurojnë më shumë kompani, shkruan TVM2.

“Tenderi për ndërtimin e fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë është ri-shpallur më 21 tetor dhe do të zgjasë 39 ditë. Tenderi I pare u anulua për shkak se oferta nga kompania ndërtuese ishte më e lartë sesa oferta që kishim parparë ne, dhe tani e kemi rritur buxhetin duke shtuar mjete shtesë në mënyrë që të mund të aplikojnë më shumë kompani dhe me shumë bindje ju them se ka disa kompani që po pyesin, shfaqin interesim dhe besoj që kësaj rradhe do të përfundoj me sukses”, u shpreh drejtori i Ndërmarjes për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.

Duke pasur parasysh rëndësinë që ka kjo autostradë për Maqedoninë e Veriut por edhe persionin nga pala kosovare, Kitanov shton se derisa zhvillohen punimet për ndërtimin e 2.5 kilometarve të pare, gjatë kësaj periudhe do të projketohet edhe faza dytë e projektit e cila është më e vështirë.

“Afati për ndërtim është 18 muaj, dhe derisa zgjasin punimet do të projketohet pjesa e dytë e kësaj autostrade. Me përfundimin e punimeve të pjesës së parë përfundon edhe projketimi dhe menjëherë e njejta do të tenderohet që të nis të ndërtohet edhe pjesa e mbetur. Dua të potnetcoj se e kemi ndarë në dy pjesë pasi pjesa e dytë është më e vështirë dhe I duhet projektim më I mirë pasi në të do të ketë tunele, urra e kështu me rradhë që në fund të kemi autostradë cilësore”, theksoi Kitanov për TVM2.

Kitanov hodhi posht akuzat se projekti në fjalë zvaritet për tu lënë si premtim elektoral gjatë zgjedhjeve, pasi sipas tij autostrada ka qenë ndër pritrotitet kyçe të Qeverisë gjatë këtij mandati. Sipas vlerësimeve, projekti me vlerë prej rreth 110 milionë euro do të duhet të përfundojë kah fundi i vitit 2023.

NA NDIQ NË FACEBOOK