Sport
Aubameyang nuk ka koment për formën e dobët të Arsenal

‘Gunners’ sot kanë vendosur rekord negativ, duke barazuar serinë më të gjatë pa fitore në 20 vitet e fundit, duke dështuar për të gjashtën herë radhazi që të marrin tri pikë.
Pas barazimit me Southampton, Pierre Emerick Aubameyang nuk ka ditur të shpjegojë situatën e skuadrës së tij.
“Nuk e di, por skuadra është e dëshpëruar sikur edhe tifozët. Kur ne luajmë, jemi të parët që zhgënjehemi kur diçka nuk ecën” ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net.
“Ne do të provojmë të garojmë deri në fund. Mendoj se kemi kualitetin që të kthehemi” shtoi ylli i Arsenal.
Arsenal tashmë mbetet shumë prapa liderit, por edhe top katërshes së Premierligës. /Lajmi.net/






















