Connect with us

Lajme

Atentati në Durrës/ Flet mjeku: Ja gjendja e dy të plagosurve

Publikuar

Mjekët flasin mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve në atentatin e pasdites së sotme pranë mbikalimit të Shkozetit të Durrësit.

Sipas mjekut, Arjan Tivari, prokurori Arjan Ndoja ka marrë dy plumba, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa i plagosuri tjetër, Aleksandër Laho po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Spitalin e qytetit bregdetar.

Sipas mjekut, ai ka dëmtime në nofull.

Ndërkohë i plagosuri i tretë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

NA NDIQ NË FACEBOOK