Connect with us

Lajme

Atentati ndaj prokurorit, operacion policor në Lushnje

Publikuar

Një operacion policor po zhvillohet në Lushnje në këto momente. Burime bëjnë të ditur për Tvklan.al se operacioni po kryhet për kapjen e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë ose mund të kenë dijeni në atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja. Në aksion po marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nga ngjarja e 1 Nëntorit mbeti i plagosur vetë prokurori Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe shoferi i Ndojit, Andi Maloku. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe humbi jetën këtë të enjte, gjashtë ditë pas atentatit.

Në lidhje me ngjarjen deri më tani është arrestuar Redjan Rraja. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të. /tvklan.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK