Connect with us

Sport

Anthony po kthehet në NBA, do të nënshkruajë me Blazers

Publikuar

Një nga lojtarët më të mirë që ka parë basketbolli i NBA, Carmelo Anthony është afër rikthimit në parketin e NBA.

Melo nuk arriti të siguronte një skuadër para fillimit të këtij sezoni, por një gjë të tillë është shumë afër ta bëjë tani.

Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ raporton se Melo do të nënshkruajë me Portland Trail Blazers, transmeton lajmi.net.

Carmelo do të jap ndihmën  e tij për Damian Lillard, në synimin e Portland për të bërë befasinë këtë edicion.

Mbetet të shihet se kur do të finalizohet një marrëveshje mes dy palëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK