Connect with us

Kosovë

Anija gjermane e shpëtimit hyn pa autorizim në ujërat italiane

Publikuar

Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi”, bëri sot një hyrje të paautorizuar në ujërat territoriale italiane.

Anija ka lundruar në Mesdhe për gati një javë, me 88 emigrantë në bord dhe ende nuk i është caktuar një port i sigurt.

Organizata jofitimprurëse “Sea Eye”, që drejton anijen, deklaroi se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq.

Autoritetet italiane u informuan për vendimin e anijes. Ajo ndodhet rreth 5 milje detare nga Marzamemi, një fshat në cepin juglindor të Sicilisë./ATSH/

NA NDIQ NË FACEBOOK