Lajme
Anija e parë italiane mbërrin në Durrës, sjell ekip dhe mjete të specializuar për të ndihmuar autoritet shqiptare

DURRËS– Italianëtshqi kanë nisur në Shqipëri anijen e parë me mjetet të specializuara për t’ju ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare në nxjerrjen e trupave nga rrënojat. Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se pak minuta më parë ka mbërritur në portin e Durrësit, anija Guardia Costiera.
“Qëndro Atdhe! Pas goditjeve të tmerrshme, humbjeve njerëzore dhe dëmeve të mëdha vjen solidariteti i miqve Italiane. Sapo mbërriti nē portin e Durrësit anija e guardia Costiera italiane CP940 LUIGI DATTILO që po sjell ekipe dhe mjete të specializuara ne kerkim te mbijetuarve në ndihmë të Shqiptareve. Mire se vini miq në kohë të vështira,“-shkruan DPD.
24 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj./dosja

















