Connect with us

Lajme

Anëtari i Grupit të Kumanovës: Jam i sëmurë, nuk po më çojnë në spital, ju lutem më ndihmoni!

Publikuar

Sadudin Abdullai është njëri nga personat që u dënua si pjesë e Grupit të Kumanovës me 14 vite burg.

Ai përmes një deklarate për INA kërkon ndihmë mjekësore, pasi që autoritetet e burgut nuk e lejojnë që të dërgohet për kontrolle në Klinikat e Shkupit.

“Nuk jam mirë, jam në gjende të keqe shëndetësore, e këta nuk më çojnë në spital. Ju lutem më ndihmoni, sepse s’kam rrugëdalje tjetër”, thotë për INA, Sadudini.

Sipas tij, nuk është e drejt që Boki 13 dhe të burgosur të tjerë për vepra më të rënda po dalin dhe po lejohen të shkojnë në spitale e shtëpi, sa herë kur të dojnë, ndërsa siç thotë ai, të burgosurit shqiptarë nuk përfillen.

Sadudin Abdullai është nga fshati Hotël i komunës së Likovës, ndërsa ishte arrestuar pak javë pas ngjarjeve të Kumanovës, me veprën e ngarkuar se kishte ndihmuar Grupin e Kumanovës.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK