Sport
Ancelotti hedh poshtë zërat që e dërgojnë tek Arsenal

Italiani po lidhet me stolin e ‘Gunners’, pas formës së dobët të Unai Emery dhe situatës jo të mirë tek Napoli.
Por, këtyre zërave u është përgjigjur vet Ancelotti, i cili ka bërë të ditur se qëndron tek skuadra italiane, duke hedhur poshtë thashethemet.
“Do të qëndroj tek Napoli, sigurisht. Këto thasheme! Kam flokë të thinjura dhe eksperiencë. Në këtë moment, janë vetëm thashetheme” ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.
Këto komente Ancelotti i ka dhënë pas barazimit 1:1 me Liverpool, në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/






















