Kosovë
Ambasada e SHBA-së: Jemi të zhgënjyer me performancën e dobët të gjykatës në rastin “Toka”

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me veprimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në trajtimin e rastit të njohur si “Toka” ku bëhet fjalë për ish deputetin e PDK-së, Azem Syla.
“Të zhgënjyer me performancë e dobët të gjykatës që bëri që të pandehurit e rastit “Toka” të cilët janë nën kujdestari të shtetit të mos paraqiten në gjykatë”, thuhet në postimin e ambasadës.
“Respektimi i rendit dhe ligjit nënkupton respektim procedurash”.






















