Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues politikave të LSDM-së (VIDEO)

Publikuar

“Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së”. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke i’u përgjigjur nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili mbrëmë tha se gjithmonë ka qenë kundër koalicionimit të partisë së tij me BDI-në, të cilën e quajti e keqja më e madhe e shqiptarëve, shkruan gazeta LAJM.

Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së. Koalicioni funskionon, raportet e mira dhe të qendrueshme janë mes kryetarit të LSDM-së dhe BDI-së. Funksionojmë në kuadër të normalitetit. Sigurisht që dallime edhe mund të ketë për çështje të ndryshme në parim, por në substancë gjërat shkojnë në drejtim të duhur”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së

Gepostet von Zyrtare.com am Donnerstag, 21. November 2019

NA NDIQ NË FACEBOOK