Sport
Alena drejtë kalimit në Premierligë

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Alena ka vendosur që të largohet nga Barcelona, gjatë muajit janar, transmeton lajmi.net.
21 vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje me skuadrën e Valverde këtë edicion, duke luajtur për 45 minuta në ndeshjen hapëse, kundër Athletic Bilbao.
Ai nuk është përfshirë në skuadër as për ndeshjen që Barca sot po e luan kundër Levante në ‘Camp Nou’, dhe skuadra është gati që ta lirojë atë.
Interesim për lojtarin raportohet të ketë nga skuadra e Tottenham Hotspur, në Premierligë.
Mbetet të shihet nëse Spurs do të nisin ndonjë ofertë për mesfushorin e skuadrës katalane. /Lajmi.net/






















