Kosovë
Agim Veliu: Isa Mustafa për president, duhet të definohen të gjitha çështjet me VV’në

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka thënë se posti i presidentit duhe të definohet në bisedimet me VV’në, shkruan Periskopi.
Në një pronocim për Debat Plus, Veliu ka thënë se kushtëzimet nuk janë të mira, por duhet të definohet të gjitha çështjet.
“Nuk e besoj që ka naj rrezik të theksuar, ekipet janë duke punuar mes LDK dhe VV, pastaj do të kalohet në biseda politike ku do të vendoset që të ndërtohet një koalicion. Unë e kam thanë që kushtëzimet nuk janë të shëndetshmë çfarëdo qofshin, është mirë që të defionhet të gjitha çështjet, të mos futemi në krizë pa nevojë. Unë mendoj që duhet të definohet”, ka thënë ai.
Nënkryetari i LDK’së po ashtu ka thënë se Isa Mustafa është figura e duhur për president.
“Po LDK ka figura që mund të jenë si koncensuale, por figura e Mustafës është me rëndësishme këtë rast”, u shpreh ai.
Tutje, Veliu ka thënë se ‘Lutfi Haziri nuk është dëmtu në Gjilan sepse është fokusu në nivel qendror dhe ka rrëshit situata paksa, Luta është figurë më kredibile në LDK’./Periskopi/





















