Connect with us

Lajme

A ka krisje Plaza? Stafi hedh poshtë aludimet në rrjete sociale

Publikuar

Lajmet që qarkulluan në rrjete sociale se Plaza Tiranë kishte pësuar një krisje, nuk janë gjë tjetër vecse Fake News.

Këtë njoftim e ka bërë vetë stafi i hotelit super luksoz i cili deklaron ndër të tjera se godina është realizuar me teknikat më të fundit për parandalimin e dëmtimeve sizmiologjike.

Njoftimi i plotë

Të nderuar miq!

Maritim Plaza Tirana dëshiron të informojë publikun se integriteti strukturor i godinës, gjatë dhe pas tërmetit të datës 26 Nëntor, nuk është vendosur asnjëherë në diskutim, pasi kjo godinë është konceptuar dhe realizuar me teknikat më të fundit në parandalimin e dëmtimeve sizmiologjike.

Më shumë se 200 persona të stafit tonë janë çdo ditë në dispozicion të të ftuarve të hotelit, të cilët mund të ndihen të sigurtë në godinën tonë ndërkohë që zyra ligjore është duke marrë të gjitha hapat e nevojshme për të luftuar “fake news”-et mbi integritetin strukturor të godinës.

Maritim Plaza Tirana bën thirrje që e gjithë vëmendja e strukturave përkatëse, si dhe e medias online dhe së shkruajtur, të drejtohet tek zbulimi, rikuperimi dhe rimëkëmbja e dëmeve, në njerëz dhe objekte, pas tërmetit të datës 26 Nëntor.

Faleminderit.

NA NDIQ NË FACEBOOK