Sport
A do të mund ta ruaj Kosova rekordin fantastik në ‘Fadil Vokrri’?

‘Dardanët’ kanë zhvilluar disa ndeshje në stadiumin e rinovuar ‘Fadil Vokrri’, dhe ende nuk dinë për humbje.
Gjithçka kishte nisur në shtatorin e vitit të kaluar, kur Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve priste Ishujt Faroe, të cilët i kishte mposhtur 2:0.
Që nga ajo ndeshje, Kosova në shtëpi ka zhvilluar edhe shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Nga ‘Fadil Vokrri’ pa shijuar fitoren janë larguar kombëtare të njohura si Danimarka, Bullgaria, Mali i Zi dhe Çekia.
A do ta ruaj Kosova këtë rekord edhe përballë Anglisë, mbetet të shihet./Lajmi.net/






















