Connect with us

Sport

A do të luajë Xhaka sërish për Arsenalin? Përgjigjet Emery

Publikuar

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur shiritin e kapitenit te Arsenal, pas zënkës me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Unai Emery të martën ka konfirmuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, teksa lojtari nuk është ftuar as për ndeshjen kundër e Ligës së Evropës, kundër Vitorias.

“Kam folur me Xhakën dhe ai nuk është më kapiten i grupit”, ka deklaruar Emery.

“Ia kam thënë këtë dhe ai ka pranuar vendimin tim. Dhe për mua kjo është e mbyllur”.

“Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën dhe ne kemi nevojë për më shumë kohë për të”.

Në pyetjen nëse Xhaka do të luajë sërish për Arsenalin, Emery është përgjigjur: “E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën”.

“Ne kemi për të marrë disa vendime. Jemi te fokusuar te ndeshja me Vitorian. Ai është lojtari ynë, ne duhet ta respektojmë atë”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK