Connect with us

Lajme

A do të ketë koalicionim parazgjedhor LSDM – BDI, flet Bujar Osmani?!

Publikuar

Me caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit të ardhshëm janë shtuar edhe zërat e debatet se kush me kë do të bëj koalicion parazgjedhor.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin “200” në Alsat-M ka folur për koalicionimet e mundshme të BDI-së, transmeton INA.

Ai ka thënë se me shumë gjasa nuk do të ketë koalicionim parazgjedhor me LSDM. I pyetur se cilën parti e preferojnë për partnerë të ardhshëm të koalicionit, Osmani është përgjigjur: Unë mendoj se çdokush nga ne, çdo parti politike fillimisht duhet ta marrë besimin tek qytetarët dhe pastaj të flas për koalicionime. Qytetarët duhet të vendosin se kush do të jetë në Qeveri.

NA NDIQ NË FACEBOOK