Connect with us

Sport

5 pikë ndajnë 13 skuadrat e para në La Liga

Publikuar

Edhe pse ‘Blaugranët’ dhe Real Madrid – të cilat janë barabartë me Real Sociedad me nga 22 pikë – kanë një ndeshje më pak, gara e titullit është më e ngushtë se kurrë pas 12 ndeshjeve.

Dy gjigantët spanjoll ende nuk i kanë përmbushur pritshmëritë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrave kanë arritur ta shfrytëzojnë atë dhe të mbyllin hendekun, përcjell lajmi.net.

Real Sociedad kryeson La Liga-n bashkë me Barcelonën dhe Real Madridin pas fitores ndaj Granada të dielën në mbrëmje, ndërsa Atletico Madrid dhe Sevilla kanë nga 21 pikë.

Më pas vije Granada me 20 pikë, që ndiqet nga Getafe, të cilët kanë 19 pikë pas fitores së tyre 1-0 ndaj Celta Vigo.

Pas tyre janë Villarreal dhe Osasuna me 18 pikë.

Athletic Bilbao, Real Valladolid dhe Valencia plotësojnë 13 skuadrat më të mira në La Liga, pasi kanë mbledhur 17 nga 36 pikët e mundshme. /Lajmi.net/