Connect with us

Lajme

Goli i vitit vjen nga Meksiko

Publikuar

Nga Meksika, këtë javë ka ardhur një gol shumë i rrallë, në një ndeshje të elitës së kampionatit të këtij vendi, gjatë duelit mes Çivas Guadalahara dhe Verakruz, të përfunduar 3-1 për ekipin vendas.

Tonjo Rodriguez, portieri i Çivas, ishte ai që vulosi ndeshjen me golin e tij në minutat shtesë, duke shfrytëzuar një dalje para të portierit kundërshtar.

Sapo zotëron topin në zonën e tij, ai e godet menjëherë pasi sheh portën kundërshtare të boshatisur.

Gjuajtja e tij ishte e saktë dhe përfundon në rrjetë, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK