Sport
16 vjet nga goli i parë i Ronaldos te Man Utd

‘Djajtë e Kuq’ në verën e vitit 2003, kishin humbur David Beckham, që ishte transferuar te Real Madrid, dhe Sir Alex Ferguson, kishte vendosur që transferimi i tij të vinte nga Portugalia, saktësisht nga Sporting Lisbonë.
Bëhej fjalë për Cristiano Ronaldon, një djalë pak i njohur për futbollin botëror atëkohë, por që kishte për t’i dhënë shumë në vazhdim.
Ronaldo golin e parë në fanellën e Manchester United e shënoi më 1 nëntor të vitit 2003, në një ndeshje kundër Portsmouth.
Gjërat për Ronaldon dhe Portsmouth që nga ajo ndeshje, kanë vijuar në kahje të kundërta.
Portugezi ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme duke fituar 5 herë Topin e Artë, ndërsa Portsmouth sot garon në nivelin e tretë anglez.
Cristiano Ronaldo në fanellën e Manchester United ka shënuar 118 gola në 292 ndeshje, ka bërë 68 asistime dhe ka fituar tre tituj të Premierligës dhe një të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/






















