Connect with us

Lajme

15 të vdekur nga tërmeti shkatërrues

Publikuar

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 15 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

9 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë, ndërsa 1 person në Kurbin, pasi u hodh nga ballkoni pas panikut.

Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar.

Dy zonat më të prekura ku është shënuar dhe numri më i madh i viktimave janë Durrësi dhe Thumana. Në këtë të fundit janë shpëtuar 35 persona.

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi Shqipërinë rreth orës 03:54 të së martës. Për pasojë banesa dhe pallate pësuan dëmtime të shumta duke zënë poshtë edhe njerëz. Më pas tërmeti u pasua edhe me lëkundje të tjera të forta./tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK