Connect with us

Kosovë

100 mijë euro jep Qeveria e Maqedonisë për Shqipërinë

Publikuar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të  ndihmës së parë në zonat e prekura.

NA NDIQ NË FACEBOOK