Sport
ZYRTARE: Mergim Berisha i bashkohet kombëtares së Gjermanisë

Ylli kosovar që po shkëlqen në futbollin austriak, Mergim Berisha, është grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë U21, përcjell lajmi.net.
Berisha është një nga lojtarët që është pëlqyer shumë nga Federata jonë, por atij tashmë i është dhënë mundësia me shpresat e Gjermanisë.
Ftesa e Mergimit erdhi pas mungesës së Lukas Nmecha, i cili kishte angazhime me skuadrën e Ëolfsburg.
Kujtojmë se deri sa nuk luan me kombëtaren A, Mergimi ka mundësi që të ndërroj kombëtare dhe të zgjedh ngjyrat e Dardanëve. /Lajmi.net/






















