Connect with us

Sport

ZYRTARE: Man Utd transferon talentin 16-vjeçar

Publikuar

më

‘Djajtë e Kuq’ thuhet se kanë arritur marrëveshje me klubin nga La Liga që heq nevojën që UEFA të ndërhyjë në koston e çdo marrëveshje për 16-vjeçarin.

I riu kapi vëmendjen e hierarkisë së ‘Old Trafford’ pasi shënoi 60 gola për ekipin e të rinjve të Zaragoza dhe ka qenë një lojtar i United që nga korriku, sipas El Periodico de Aragon, transmeton lajmi.net.

Klubi anglez ishin këmbëngulës në ndjekjen e tyre për Mejia dhe në qershor Zaragoza u detyrua të mohojë që sulmuesi i tyre ishte transferuar në Angli.

Por rezistenca e tyre u prish më në fund dhe United e kanë blerë lojtarin.

Real Madrid kishte pasur një interes për lojtarin, i cili zakonisht luan në krahun e djathtë, por Zaragoza refuzoi një ofertë prej 431 mijë funte nga Los Blancos. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK