Connect with us

OP / ED

Zullumit në Siri po më duket po i vije fundi..!

Published

on

Shkruan: Mulla Osman Musliu

Të nderuar miq, pasi jemi popull që kemi vuajtur shumë po e marrë guximin të shkruaj si njeri që ndjek për së afërmi zullumet kudo që ndodhin nëpër botë, por kësaj radhe për zullumin që i bëhet qe 9 vite populli sirian, pra do të flas për këtë çështje.

Nuk kisha dashur të komentoj në lidhje se kujt i takon drejtësia, mirëpo desha të shtroj vetëm disa fakte në lidhje me regjionin që po luftohet.

1. Në mediet ndërkombëtare dhe ato shqiptare, duke dezinformuar shumë në lidhje me luftën që ka shpallur Turqia “Kundër Kurdëve”!. Kjo nuk është e vërtet për shkak se Lindja e Eufratit demografikisht është e përbërë me 70 % popullatë Arabe.

2. Organizata PKK/PYD nuk përfaqëson Kurdët e Sirisë po as në Lindjen e Mesme, sepse vëllai i liderit të PYD-së, në Siri, profesor Mustafa Muslim është detyruar të shpërngulet në Turqi së bashku me familjen e tij nga represion që i është bërë. Në Turqi dhe Irakun e Veriut janë më shumë se 200 mijë refugjat Kurd nga Siria me ide İslame që kanë ikur nga zullumi i PKK-PYD, sepse organizata në fjalë İslamin e sheh si pengesën kryesore për nënshtrimin e Kurdëve dhe mos zhvillimin e tyre.

3. Turqia ka kufi të përbashkët me Sirinë 911 km, ku këtë gjatësi të kufirit e ndan Eufrati. Për momentin një pjesë të kufirit e Eufratit apo afër Detit Mesdhe e kontrollon regjimi i Asadit së bashku me Rusinë dhe İranin. Një pjesë të saj e ka kontrolluar më herët prapë organizata PKK/PYD në Afrin. Turqia me 2018 ka ndërhyrë ushtarakisht dhe e ka marr prej tyre, dhe një pjesë e kontrollon forcat opozitare Siriane Arabe pikërisht në zonën e Idlib-it. Ndërsa Lindja e Eufratit siç e ceka me lartë, ku përfshihen qytetet e mëdha Dejri Zor dhe Pallmira popullohen me popullsi Arabe mbi 95 %, mirëpo nuk kanë kurrfarë të drejta për shkak se shikohen si terrorist potencial. Përndryshe PKK/PYD ka bërë spastrim etnik në shumë qytete të Sirisë Veriore si në Membiç dhe Tel Abjad.

4. Turqia ka kufi së bashku në administratë edhe me Irakun e Veriut ku prapë Kurdët janë kanë autonomi dhe janë duke shkuar drejt një pavarësie të plotë në një kohë afatmesëm, mirëpo aty nuk administron apo sundon organizata PKK/PYD, por familjet Barzani dhe Talabani që kanë një raport korrekt me Turqinë.

5. Në Turqi më shumë se 20 %, e deputetëve të AKP-së të presidentit Erdogan janë Kurd nga Lindja, ku votuesit Kurd tradicionalisht votojnë AKP-n me mbi 40% të votave.

Pesë shtetet Arabe të cilat kundërshtojnë ashpër planin e Turqisë për të neutralizuar organizatën në fjalë me argumentin kryesor që Kurdët të shërbejnë si një zonë neutrale ku do ta kishin mbajtur Turqinë larg kufijve të tyre.

6. Në aspektin gjeopolitik vendosja e një administrate të PKK-së në Siri, ka për qëllim që të ndërpresë lidhjet drejtpërdrejt të Turqisë me popujt Arab, ku kjo zonë do të shërbente si një zonë tampon.

NA NDIQ NË FACEBOOK