Lajme
Zgjidhja e krizës/ Basha mesazh Ramës: Hapin duhet të marrë përgjegjësi

Kreu i opozitës Lulzim Basha, foli për krizën politike, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama si i vetmi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet vendi.
Sipas Bashës pasojat e keqqeverisjes po i vujanë të gjithë shqiptarët.
“Edi Rama nuk është më axhenda e Lulzim Bashës apo opozitës. Ky ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Kushtet po vijnë nga Gjermania, BE dhe dhe SHBA.
Pasojat i vuajnë shqiptarët, të papunët, fermerët, pensionistët, studentët
Detyra jonë nuk është të mbajë me pekule Ramën. Problemi është se shqiptarët e kanë frigoriferin bosh, të gjithë mendojnë të largohen nga vendi. Opozita synon zgjidhjen e krizës e jo të mbajë me pekule Ramën.
Ne po themi atë që ka thënë OSBE-ODIHR dhe një javë më parë Bundestagu gjerman.
Hapin duhet ta merrte përgjegjësi, qeveria, ndërsa po e merr opozita me shumë përgjegjshmëri.
Ne kërkojmë që të vendosen bazat e një shteti ku asnjë individ të mos marrë peng institucionet, qeverinë, ekonominë dhe drejtësinë”, theksoi Basha i ftuar në Syri TV./CNA.al





















