Lajme
Zëvëndës ministri i shëndetësisë i përfshirë në skandal korruptiv (VIDEO)

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa është përfshirë në një skandal korruptiv dhe është kapur me “presh” në duar, përcjell in7.
Musa është kapur nga ekipi i emisionit më të njohur investigativ shqiptar, Fiks Fare, ndërsa emisioni do të transmetohet sonte në orën 20:10 në Top Channel.
Siç ka arritur të mësojë in7, zëvendësministri Musa ka bërë pazar me një pacient nga Shqipëria për të kryer një operacion në njërin nga spitalet në Strugë. Për këtë punë, Musa ka kërkuar 1000 euro, ndërsa 50 euro i ka marrë si paradhënie./in7.tv/
Sot në 20:10 në Fiks Fare!Për më shumë klikoni: www.top-channel.tv/programe/fiksfare/
Gepostet von Top Channel am Montag, 14. Oktober 2019

















