Kosovë
Zeka për zarfet nga Serbia: Dyshoj se ishte kurdisje nga klasa politike, kundër Albin Kurtit

Kreu i PEK’ut, Milaim Zeka dyshon se incidenti me zarfet e ardhura nga Serbia është skenar i përgatitur brenda Kosovës, transmeton Periskopi.
Zeka sonte në DPD thotë se kjo është bërë veç që të pengohet Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve.
‘’Dyshimet e mija janë për kurdisje sepse klasa politike që për 20 vite e ka shkatërruar Kosovën, nuk dijnë me mendu për gjëra pozitive, por për gjëra negative janë kampionë. Gjithcka munden me pëgatit vetëm mos me lanë me ardh në fuqi Albin Kurti, që përkundër defekteve idelologjike, e ka një favor që s është hajn’’.
Zarfet me vota nga Serbia u dyshua se ishin të helmuara./PERISKOPI/



















