Sport
Zbulohet si Ramos nuk lejoi ardhjen e një super trajneri te Real Madrid

Conte tani është duke drejtuar Interin, që janë në formë të mirë dhe në krye të Serie A me gjashtë fitore në po kaq ndeshje.
Sipas raportimeve të Fichajes.net në Itali, Conte ishte favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopetegui në tetor të vitit të kaluar.

Një ndërhyrje e Sergio Ramos bëri që Real Madrid të mos angazhonte Conten.
Real Madrid atëkohë kishte vendosur për Santiago Solarin, i cili qëndroi vetëm pesë muaj në krye të skuadrës, deri në rikthimin e Zinedine Zidane./Lajmi.net/





















