Kosovë
Zbulohen dy elemente pse po sulmohet Albin Kurti

Qysh në ditët e para pas zgjedhjeve ku edhe u pa fituesi se kush doli, kanë filluar sulmet e para ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurtit.
Shumë kritika, shumë sulme e “goditje” ka filluar të marrë Kurti që prej kur edhe u ditë fituesi i zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, i cili ishte kandidat për deputet pikërisht me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se, këto sulme po bëhen përshkak se partitë humbëse tashmë janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve dhe se, tash po e bëjnë rolin e opozitës.
Kritikat ndaj Kurtit nuk po ndalen, ai u kritikua edhe për vizitën në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa, sa i përket analistëve, ai pohon se, ata e kanë drojën se pronarët e tyre do të pësojnë.
“Partitë humbëse tashmë janë pajtuar me rezultatin dhe bëjnë punën e opozitës si gjithë andej, megjithëse shihet një tendencë dashakeqëse e disa grupeve, sidomos të ashtuquajturve “analistëve” të cilët mbase e kanë drojën se pronarët e tyre do të pësojnë, andaj edhe tentojnë të rrisin mocionin e paqëndrueshëm siç është ky i krijimit të qeverisë nga opozita duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.
Tali për kritikat ndaj Kurtit përmend dy elemente.
“Kjo është e kuptueshme duke marrë parasysh qasjen e Albinin ndaj sundimit të ligjit. Për ti ra shkurt kësaj mesele, këtu shihen dy elemente; një te opozitës normale e cila për detyre ka ta kritikoj pozitën edhe humbja e privilegjeve nga një grup apo individ të caktuara të cilat do të pësojnë në momentin e funksionalizimi të sistemit te gjyqësorit”, përfundon Driton Tali./BOTASOT/






















