Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate ka thënë se i beson deklaratave të ish-deputetit të VV’së, Florin Krasniqit se Vetëvendosje mori 20 mijë euro nga Devollët më 2011, transmeton Periskopi.
Ymeri sonte në DPD ka thënë se Krasniqi s’ka arsye të gënjejë, pasi çdoherë pa punuar në interes nacional.
”Krasniqi ka ndihmu shumë VV’në. Përtej ndihmës financiare. Pa asnjë interes personal, vec interesin e Kosovës. Ai nuk ka ardh për inanti të askujt. Një njeri i tillë ska arsye me shpik e inskenu situata të pa qena. Krasniqin e njoh prej 2011, një njeri që as mund ta blesh, e kërcënon. Thotë atë që di, S’ka zor me rrejt. Unë i besoj’’, ka thënë Ymeri.
Ymeri tutje për VV’në ka thënë se plani i tyre pas zgjedhjeve s’ka asgjë të re dhe se as kandidatët e tyre për deputet nuk i besojnë planprogramit të tyre.
‘’Planet e tyre sa i kam dëgjuar, nuk kanë asgjë të re. Aq më tepër kur njerëzit që janë anëtarësuar një javë para zgjedhjeve, as programin nuk dijnë ta transmetojnë , sepse nuk ju besojnë. Kjo tregon që ama mua votën, se pas 6 unë ka me e gju tutje, sepse unë nuk i besoj kësaj letre’’/PERISKOPI/





















