Sport
Ylli i madh i futbollit me maskën më të frikshme për Halloween

Ylli portugez të mërkurën mbrëma ka qenë heroi i Juventusit duke nxjerrë vetë dhe pastaj duke e konkretizuar një penallti në minutën e 95’, për fitoren 2:1 ndaj Genoas në Serie A.
Ndonëse të mërkurën mbrëma solli qetësi për shokët e skuadrës me golin e shënuar, Ronaldo të enjten ka vendosur t’i ‘frikësojë’ ata me maskimim.
Një video nga maskimi i tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka vendosur në Facebook, me përshkrimin: “Happy Halloween everyone”./Lajmi.net/






















