Connect with us

Sport

Yjet që Palermo ia dhuroi futbollit

Publikuar

‘Corriere dello Sport’ raporton se Andrea Zamparini, djali i Maurizio, ka bërë një ofertë 10 milionë euro për të shlyer borxhet e skuadrës, por kërkesa e tij ishte shumë e ulët, transmeton lajmi.net.

US Citta di Palermo ishte formuar në vitin 1987, duke u bërë skuadra e katërt nga Sicilia, pasi e para ishte formuar në 1900.

Ata kanë arritur rezultatet më të mira në histori të Palermos, duke përfunduar në pozitën e pestë në Serie A tri herë gjatë viteve 2000, si dhe duke prekur finalen e Kupës së Italisë në 2011.

Ata kishin rënë në Serie B si pasojë e krizës financiare, duke mbërritur më pas deri në Serie D, për tu shuar së fundmi tërësisht.

Por kjo skuadër do të mbahet mend gjatë, për emrat e njohur që i ka sjellë futbollit botëror.

Futbollistë si Paulo Dybala, Edinson Cavani dhe Javier Pastore, kanë veshur fanellën e Palermos.

Mediet në Itali kanë treguar se si do të dukej formacioni i Palermos, nëse nuk do të shiste këta lojtarë.

Nuk duhet harruar se fanellën e Palermos kanë veshur edhe Luca Toni, Fabio Grosso dhe Fabricio Miccoli./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK