Sport
“Xhaka duhet të kërkojë falje”

Xhaka ka prishur raportet me tifozët e Arsenalit, kur në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace u fishkëllye kur po dilte nga fusha.
Lojtari që luan për Zvicrën vendosi të reagonte për sjelljen e tifozëve, dhe ky veprim i tij po diskutohet shumë në mediet angleze.
“Mendoj se ai është i padisiplinuar në performancat e tij në përgjithësi përgjatë një periudhe në dy apo tre vjetët e fundit. Nuk kam parë kurrë një lojtar që mëson më pak nga përvojat e tij, sesa Xhaka”, ka deklaruar Neville, përcjell lajmi.net.
“Ai bën qindra gabime në ndeshje. Ndëshkohet vazhdimisht. E shikoj, nuk e shoh në çdo ndeshje, por kurdo që e shoh ai ndëshkohet”.
“Ai po kalon kohë të vështirë dhe mendoj se do të jetë e vështirë për të të vazhdojë të bartë shiritin e kapitenit. Mendoj se do të jetë e vështirë të kthehet shpejt në raport me fansat, mendoj se ai duhet t’u kërkojë falje”./Lajmi.net/






















