Sport
Wenger i rikthehet stolit, merr drejtimin e skuadrës nga Liga e Kampionëve

Trajneri francez ka qenë i papunë që nga largimi nga Arsenal në qershor të vitit 2017.
ESPN raporton se Wenger mund t’i rikthehet stolit, për të marrë drejtimin e Lyon, për të zëvendësuar Sylvinhon, përcjell lajmi.net.
Një tjetër emër i njohur që po përflitet për të marrë drejtimin e Lyon është edhe Laurent Blanc.
Lyon këtë sezon në Ligue 1 po paraqitet shumë dobët, ku pas nëntë xhirove renditet në vendin e 14.
Skuadra franceze po ashtu është pjesë e Ligës së Kampionëve, ku më katër pikë zë vendin e dytë në grupin G./Lajmi.net/





















