Connect with us

Kosovë

Vuciq: Nëse s’doni marrëveshje na tregoni njerëz, ne i kemi punët më mirë se ju

Publikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sonte në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova ka thënë se edhe shqiptarët duhet të angazohen për një marrëveshje, pasi sipas tij, nga Prishtina ka veç fjalë, transmeton Periskopi.

Vuçiq ka bërë thirrje që politikanët kosovarë t’i tregojnë  nëse nuk i duan ata.

‘’Ju lutem tregoni. Tregoni që nuk po ju duam, dhe do të ma lehtësoni punën politikisht. Duhet ta dini që ne i kemi punët më mirë se ju’’, ka thënë Vuçiq.

‘Unë e  kam shumë vështirë por tentoj ta kem një qasje racinale. Njerëzit në Kosovë thonë e kemi Amerikën dhe ajo do ta përfundojë këtë. Duhet të merremi vesh por ta bëjmë më racionale, ta kuptojmë realitetin.’’/PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK