Connect with us

Lajme

Vrasja me armë në Dukagjin, dy të afërmit e viktimës shoqërohen në polici

Publikuar

Për vrasjen me armë zjarri të ndodhur dje në Shosh të Malësisë së Dukagjinit, policia ka shoqëruar dy persona.

Ende sot vazhdojnë kontrollet në fshatin Palaj, aty ku humbi jetën shtetasi 55-vjeçar, Lazer Arra. Sipas policisë, të shoqëruarit janë të afërm të viktimës, ku për shkaqe hetimore emrat e tyre nuk bëhen ende publikë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit.