Connect with us

Lajme

Vizita e Kurtit në Shqipëri/ Fatos Lubonja zbulon detaje nga takimi

Publikuar

Analisti Fatos Lubonja nga studio e “Opinion” ka komentuar vizitën e Albin Kurtit në Tiranë dhe takimet e tij me politikanët dhe gazetarët.

Sipas Lubonjës, lajmi i takimit të Kurtit me Ramën është bërë më i madh nga ç’duhej pasi kreu i Vetëvendosjes gjatë vizitës së tij në Tiranë është takuar me shumë politikanë majtas dhe djathtas.

Si i pranishëm në një nga takimet me Kurtin, Lubonja është shprehur se gjatë bisedimeve me liderin e Vetëvendosjes është folur edhe për kryeministrin Edi Rama dhe roli që ai ka në një sistem politik, ku një grusht të pasurish, sundojnë politikën dhe kanë bërë shtetin armik me qytetarët.”

“Vizita e Albin Kurtit në Shqipëri, ku ishit edhe ju. Çfarë u diskutua, u fol për Ramën?

Te ne është një parim që e ka korruptuar shumë media në përgjithësi, sidomos portalet për klikime. Ka më shumë rëndësi klikimi se lajmi dhe brendësia e lajmit. Kurti është politika i njohur prej kohësh. Ka ardhur në Shqipëri, ka takuar politikanë majtas e djathtas, edhe gazetarë, do të informohet.

Sa u fol për kryeministrin?

Ajo që u fol dhe për kryeministrin është se këtu nuk është çështje kryeministri. Kurti ka disa sfida të rëndësishme, u fol për sfidat që ai ka. Ky sistem që kemi ngritur, ku një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët. Kryeministri ynë është pjesë dhe ndërtues i këtij sistemi. Kurti dëgjon, flet, ka marrë një angazhim dhe kjo sfidë është shumë komplekse dhe u fol për të, pra për të çliruar shtetin nga këta, ku hyn dhe roli i Ramës. Kaq.”, ka deklaruar Lubonja./ CNA.al

Maqedoni59 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK