Connect with us

Sport

Vidal apo Rakitic? Ja kë preferon Conte

Publikuar

Trajneri i Inter, Antonio Conte, duket se kërkon nga skuadra që me çdo kusht të afrojnë edhe një lojtar për repartin e mesfushës.

Dy nga emrat që janë përmendur më së shumti së fundmi janë lojtarët e Barcelonës, Arturo Vidal e Ivan Rakitic.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Conte do të preferonte më shumë shërbimet e Vidal sesa të Rakitic, transmeton lajmi.net.

Paraqitjet e Sensi bëjnë që Conte tashmë të shikojë më shumë për një lojtar të përgatitur fizikisht – e në këtë pjesë favorizohet kiliani.

Mbetet të shihet se cili do të jetë lojtari për të cilin Inter do të bëjë ofertë formale. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK