Kosovë
Vetëvendosje konfirmon aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.
Nga Zyra për Media e VV’së i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.
“Sonte vetura me të cilën udhëton Kryetari i Lëvzijes Albin Kurti pati një aksident të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar në Facebook zyrtari i VV’së Arlind Manxhuka.
Një media në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportoi se vetura e Kurtit ka goditur një veturë të Policisë së Shqipërisë.
Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë./Periskopi/




















