Connect with us

Kosovë

Vetëvendosja e LDK-ja dakordohen për bashkëqeverisje

Publikuar

më

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani.

Kryetari i LVV-së njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, tha se është diskutuar për një marrëveshje në mes dy palëve për qeverisjen e ardhshme.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë të larta. Ne kemi nisur bisedimet me idenë e përbashkët që të kemi një qeveri më efikase e një shtet më të fuqishëm. Jemi dakorduar që të kemi 30 për qind të përfaqësimit gjinor, minimalisht. Do të kemi shumë pak ministri, e zëvendësministra por do të kemi shumë më tepër angazhim e punë. Ekipet tona do të takohen për t’u dakorduar për programet tona. E uruam njëri-tjetrin për gjithçka sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë”, ka deklaruar Kurti.

Kurse Osmani është shprehur se sot kanë diskutuar vetëm në nivel të parimeve e jo edhe për detaje.

“Sapo zhvilluam takimin tonë të parë për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve. Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final. Kushdo që ka fituar do të marrë postin e kryeministrit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar tutje duhet të pritet rezultati final i zgjedhjeve, megjithatë e rëndësishme është se do të bashkëqeverisin.

“Besoj se do konfirmohet presim rezultatin final të numërimit sepse është respekt ndaj qytetarëve që kanë numëruar dhe diku mbi 20 mijë vota me kusht në momentin që do numërohen ne do ua urojmë njëri-tjetrit kushdo që ka marr vota më së shumti”, ka thënë ajo.

Osmani ka konfirmuar se ekipet e të dyja partive qysh nesër do të vazhdojnë punën.

Kurse Kurti ka theksuar se sot s’kanë diskutuar për emra të përveçëm, derisa ka theksuar se s’do të ketë pazare politike.

“Ne s’kemi diskutuar për emra të përveçëm. Nuk konsiderojmë se është korrekte të iu njoftojmë pa e pasur rezultatin final. Ne do të qeverisim bashkë. Ne pazare politike nuk do të bëjmë, ato pazare politike i keni parë te PAN-i. Ne do të kemi transparencë radikale dhe do të ketë bashkëpunim të hapur pa pazare politike”, ka deklaruar Kurti./KOHA.net

Lajme21 minutes ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota33 minutes ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni51 minutes ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri1 hour ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme2 hours ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme2 hours ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni2 hours ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë2 hours ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni3 hours ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri3 hours ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme4 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

NA NDIQ NË FACEBOOK