Connect with us

Kosovë

Vetëdijësim apo mashtrim: Ja çka mendojnë qytetarët për tifozllëkun e Albin Kurtit për Kosovën (Sondazh)

Publikuar

Kosova e mposhti Malin e Zi të hënën me rezultat 2-0. Por, fryma mbështetëse për Kosovën shënoi fitore edhe më të thellë ndaj nacionalizmit kuq-e-zi të Albin Kurtit me rezultat 10-0.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Kurti, publikoi një fotografi në profilin e tij në Facebook ku shihej në pjesën lindore të stadiumit “Fadil Vokrri” duke bërë tifozllëk për Kosovën.

Në të njëjtën kohë luante edhe Shqipëria kundër Moldavisë, por kryeministri i ri i Kosovës e zgjodhi Kosovën para Shqipërisë – për herë të parë ndonjëherë, shkruan Periskopi.

Faqja jonë në Facebook bëri një sondazh në lidhje me këtë zhvillim domethënës politik duke pyetur qytetarët si vijon: “Më parë e mohonte kombëtaren e Kosovës, sot shkoi në stadium për ta mbështetur. Si e vlerësoni këtë kërcim të Albin Kurtit?”

Qytetarët votuan masivisht në sondazh, me gati 11 mijë pjesëmarrës. Prej tyre, 8 mijë votues ose 74 për qind besonin që ky ndryshim i Kurtit kishte të bënte me vetëdijesimin e tij, ndërkaq 2900 ose 26 për qind besonin që kishim të bënim me një mashtrim nga ana e kryetarit të Vetëvendosjes.

Pra, shumica e lexuesve të Kosovës besojnë që Kurti është mbushur mend në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.

NA NDIQ NË FACEBOOK