Connect with us

Sport

Vendoset rekord për derbin “Inter – Juventus”

Publikuar

më

Këtë javë derbi italisë mes Interit dhe Juventusit do të marrë vëmendjen e të gjithë sportdashësve.

Skuadrat po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, dhe për këtë fakt do të jetë një nga ndeshjet më të shikuara në historinë e Serie-A.

Të dielën në orën 20:45 stadiumi “San Siro” të jetë i mbushur në kapacitetet maksimale. Në stadium do të jenë 75 mijë tifozë, duke regjistruar një rekord arkëtimesh prej 6.5 milionë euro.

Një maksimum i cili është historik, pasi nuk është arritur më parë në ndeshjet e luajtura në Itali duke përfshirë edhe ndeshjet e Champions.

Nga përmasat që ka marrë ndeshja do të transmetohet në mbi 200 vende të botës. Një lajm i mirë për Serinë A, e cila prej disa vitesh e kishte humbur interesin për shkak të formës së dobët të skuadrave.

NA NDIQ NË FACEBOOK