Kosovë
Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare për zgjedhje në Kosovë

Pavarësisht që përdorimi i veturave zyrtare për qëllime elektorale paraqet shkelje, keqpërdorimi i tyre po vazhdon në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në sot Kosovë.
Insajderi ka siguruar disa fotografi, teksa shihet se një veturë zyrtare është në në një vendvotim në Ortakoll të Prizrenit.
Ndërmjet partive politike sot ka pasur akuzime se qytetarët janë duke u bartur me vetura zyrtare në vendvotime/Insajderi.com




















